I pyetur nëse presidenti amerikan duhet të japë dorëheqjen edhe nga presidenca e vendit pas tërheqjes së kandidaturës së tyre, Donald Trump indirekt u përgjigj negativisht, duke thënë se “Kamala Harris do të ishte më keq”.
“Mendoj se varet nga ai dhe nga njerëzit”, tha Trump.
Ai vazhdoi duke thënë se nuk ka mbetur shumë kohë për mandatin e Biden.
“Ju e dini, janë katër muaj tani dhe pastaj edhe një muaj e gjysmë”, tha ai, duke argumentuar se alternativa, zëvendëspresidentja Kamala Harris, do të ishte më e keqe.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Unë do të them këtë: Bota është në një vend shumë të rrezikshëm. Unë mendoj se nëse ai largohet, ajo merr përsipër. Dhe ajo është më e keqe se ai”, u shpreh Trump. /vizionplus.tv