A do të na godasë një valë e dytë e koronavirusit? Ja si përgjigjen shkencëtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do të na godasë një valë e dytë e koronavirusit? Ja si përgjigjen shkencëtarët

A do të na godasë një valë e dytë e koronavirusit? Ja si përgjigjen shkencëtarët

Në të gjithë botën i frikësohen një vale të dytë të pandemisë Covid19, dhe të gjithë presin një përgjigje nga mjekë apo shkencëtarë.

Nëse i referohemi të dhënave historike, faza e dytë e gripit spanjoll një shekull më parë ishte më vdekjeprurëse se e para.

Një përcaktim zyrtar ende nuk ekziston. Shkencëtari Mike Tildesley, duke folur për BBC, tha se mënyra se si e përcaktojmë një valë është arbitrare.

Advertisement

Ai shprehet se, për të thënë se një valë ka përfunduar, virusi do të ishte vënë nën kontroll dhe rastet do të binin në mënyrë të konsiderueshme.

“Për të filluar një valë të dytë do t’ju duhet një rritje e vazhdueshme e infeksioneve. Zelanda e Re, e cila ka rastet e saj të para pas 24 ditësh pa koronavirus dhe Pekini, i cili po përballet me një shpërthim pas 50 ditësh pa viruse nuk janë në këtë pozicion,” u shpreh ai.

Megjithatë disa vende të tjera duket se po shkojnë drejt kësaj faze, si për shembull Irani. Potenciali është i qartë që ekziston: virusi është akoma rreth nesh dhe nuk është më pak vdekjeprurës ose infektues sesa në fillim të vitit 2020.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy