Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg  në deklaratën e tij të fundit ka përjashtuar  mundësinë dërgimin e trupave ushtarakë të NATO-s në Ukrainë.

Në një intervistë për mediat ai është shprehur se Aleanca nuk ka plane të vendosë trupa luftarake në Ukrainë, një vend jo anëtar i NATO-s, në rast të një pushtimi rus.

“Ne nuk kemi plane për të vendosur trupa luftarake në Ukrainë; ne jemi duke u fokusuar në ofrimin e mbështetjes. Ka një ndryshim midis të qenit anëtar i NATO-s dhe të qenit një partner i fortë dhe i vlefshëm si Ukraina, nuk ka dyshim për këtë “, ka thënë Stoltenberg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";