Një sasi e dyshuar kokaine me vlerë rreth 90 milionë paund është gjetur të shtunën në një plazh të Wellsit perëndimor në Angli.
Rreth 30 qese të zeza, secila me 30 pako më të vogla janë gjetur rastësisht një një person që bënte xhiro në natyrë në këtë zonë.
Thasët e zinj, të cilët ishin lidhur me litar dhe bidona bosh për të lëvizur në ujë, kishin përfunduar në breg.
Ajo që bie në sy janë pakot e kokainës brenda thasëve të cilat janë të stampuara me logon e firmës së njohur ‘Dior’.
Paketime të tilla kokainë janë gjetur edhe në vendin tonë jo shumë kohë më parë.
Një vit më parë, në Portin e Durrësit u kap një sasi e madhe prej 300 kilogram kokainë e stampuar me logon “Dior”. Kokaina u gjet në një kamion që kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut dhe kishte për destinacion Italinë.
Po gjatë këtij viti, rreth 9 kilogram kokainë e stampuar me logon “Dior” u kap në makinën e dy të rinjve që po tentonin të kalonin nga Shqipëria drejt Kosovës.
Sipas mediave ndërkombëtare, kokaina e markuar me këtë emër doli nga Gjiri I Meksikës në SHBA dhe duket se kanë bërë xhiron e botës.
Pako të tilla janë kapur edhe në Australi.