Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik amerikan, ku një burrë dhe një grua në Minesota, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akuzohen për vrasjen e vajzës së mitur.
Babai dhe njerka akuzohen për vrasjen e vajzës së tyre 8-vjeçare, e cila u gjet pa shenja jete në vaskë, pasi u lidh ‘me një rrip”, për t’u larë vetëm.
Daily Mail njofton se vajza u gjet e vdekur nga policia të enjten, pasi në adresë të tyre mbërriti një telefonate urgjence.
Njerka e së miturës Sarah Halloë, tha se ajo e gjeti me fytyrën poshtë në banjë të miturën.
Hetuesit gjithsesi besojnë se ajo vdiq para se ata të merrnin telefonatën.
Sarah dhe babai i vajzës, Brett Hallow, janë arrestuar dhe ndodhen në akuzë për vrasjen e të miturës pasi pas autopisë vajza kishte shenja abuzimi.
Hetuesit gjetën gjithashtu gjak në banjë dhe shenja në ballin e saj.
Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë nga autoritetet vendase.
The post 8-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e vdekur në vaskë, prangosen babai dhe njerka appeared first on Vizion Plus.