SHBA mbetet vendi me eksportet më të mëdha të armatimeve sipas Institutit Kërkimor për Paqen në Stokholm.

Shitjet nga Amerika përbëjnë 38,6% të shitjeve ndërkombëtare të armëve mes viteve 2017-2021, duke shënuar një rritje në krahasim me periudhën 2012-2016 kur ishte 32.2%.

Gjatë katër viteve të fundit, SHBA ka furnizuar me armë më shumë se 100 vende sipas të dhënave të ‘Statista’.

Rusia mbetet në vend të dytë me 18.6% për periudhën 2017-2021, duke pësuar rënie në krahasim me 2012-2016 kur ishte 24.1%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blerësja më e madhe nga Rusia është India, e ndjekur nga Kina, që vitet e fundit kanë blerë gjithë e më pak armë nga Moska. Blerjet kanë rënë dhe nga Algjeria dhe Egjipti.

Franca vazhdon të rrisë eksportin e armëve, kurse ndikimi i Gjermanisë në tregtinë e armëve është në rënie.

Kina është vendi i katërt në botë, ndjekur nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja e Jugut.

Italia ka si partner kryesor Egjiptin, por në 2021 shitjet janë rritur më shumë në Katar, Turqi dhe Kuvajt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rastin e Koresë së Jugut, shumica e shitjeve janë në Indonezi.