70% e popullatës së BE-së e vaksinuar kundër Covidit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
70% e popullatës së BE-së e vaksinuar kundër Covidit

Bashkimit Evropian ka arritur të vaksinojë rreth 70 % të popullsisë kundër koronavirusit, duke arritur kështu objektin e vendosur në fillim të vitit.

70% e të rriturve në BE janë plotësisht të vaksinuar. Dua të falënderoj shumë të gjithë ata njerz të cilët e  kanë bërë të mundur këtë arritje të madhe ”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim Tëitter.

Lufta globale kundër pandemisë së COVID-19 tani zhvillohet përmes betejës me variantit Delta, mutacionin më ngjitës të koronavirusit.

Megjithëse blloku evropian  e arriti objektin e saj të vaksinimit situata vazhdon të jetë e ndryshmë për disa vende.

Advertisement

Malta ka vaksinuar plotësisht mbi 90% të qytetareve të saj të rritur, ndërsa Irlanda dhe Portugalia  gjithashtu kanë imunizuar më shumë se 80% të popullsisë në moshë madhore.

Por ka ende disa vende që janë pas me këtë proces, sidomos ne Evropen Lindore. Bullgaria ka vaksinuar plotësisht vetëm një të pestën e qytetareve dhe Rumania rreth 30% të të rriturve. Kroacia, Letonia, Sllovenia dhe Sllovakia kanë imunizuar rreth gjysmën e atyre të moshës mbi 18 vjeç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy