7.5 miliardë dollarë për COVAX/ Liderët boterorë ndihmojnë vendet e varfëra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
7.5 miliardë dollarë për COVAX/ Liderët boterorë ndihmojnë vendet e varfëra

Liderët botërorë  kanë rënë dakord për t’i dhënë 7.5 miliardë dollarë programit COVAX për të mundësuar shpërndarjen vaksinave Covid-19  te vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, e cila u zhvillua virtualisht për shkak të pandemisë, presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi një paketë prej 4 miliardë dollarësh për të mbështetur vaksinimet kundër COVID-it në vende të varfra.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHTETEVE TE BASHKUARA

Advertisement

 

“Duhet të punojmë së bashku për të forcuar dhe reformuar OBSH-në. Duhet të punojmë njëkohësisht për të forcuar sigurinë shëndetësore, sistemet globale të shëndetit dhe për të krijuar struktura paralajmërimi për parandalimin, diktimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve të ardhshme biologjike, pasi do të ketë të tilla”

 

Presidenti amerikan tha se do të jap 2 miliardë dollarë për COVAX-in deri në fund të vitit 2021, ndërsa gjatë dy viteve të ardhshme dy miliardë të tjera.

Advertisement

Ndërkohë edhe kryeministri i Britanisë e madhe, Boris Johnson  u shpreh se për të zhdukur pandeminë duhet të vaksinohen të gjithë, pa përjashtim.

 

BORIS JOHNSON

KRYEMINISTËR I BRITANISË SË MADHE

Advertisement

“Në të gjithë duhet të sigurohemi që të gjithë të marrin vaksinat që u nevojiten, në mënyrë që bota të mund t’i jap fund pandemisë. Nuk ka asnjë kuptim që ne të vaksinojmë popullatat tona individuale – ne duhet të sigurohemi që e gjithë bota është vaksinuar sepse kjo është një pandemi globale dhe nuk është e dobishme që një vend të jetë shumë përpara një tjetri, ne duhet të lëvizim së bashku.”

 

COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy