670 emigrantë mbërritën në Itali vetëm në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
670 emigrantë mbërritën në Itali vetëm në 24 orët e fundit

Në njëzet e katër orët e fundit në Lampedusa të Italisë kanë mbërritur 670 emigrantë dhe refugjatë, nga të cilët 333 mbrëmë.

Një total prej 22 anijesh mbërritën në këtë ishull të vogël në jug të Siçilisë. Në të gjitha rastet është dhënë ndihma nga roja bregdetare italiane.

Kalimi i Mesdheut filloi nga brigjet e Libisë dhe Tunizisë dhe të ardhurit vijnë kryesisht nga Nigeria, Senegali, Gambia, Egjipti dhe Pakistani.

Në secilën prej varkave që mbërritën dje dhe sot në Lampeduza, ndodheshin nga 33 deri në 57 persona në bord. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy