Gjashtë të dënuar kanë humbur jetën gjatë një përplasjeje në një burg në rajonin Tabasco të Meksikës, ndërsa mbetën të plagosur nëntë të tjerë.
Dy grupe kundërshtare u përleshën në pjesën rrethuese të burgut Villahermosa në Tabasco. Zyrtarët bënë të ditur se pas përleshjes në burg është rivendosur kontrolli.
Advertisement
Ky nuk është rasti i parë në Meksikë. Në muajin maj, në burgun e sigurisë së lartë Puente Grande në perëndim të Meksikës humbën jetën shtatë të burgosur dhe u plagosën nëntë të tjerë.