Nga Stewart Baker, The Hill
Politika industriale është rikthyer – të paktën në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Kinë, ka qenë gjithnjë prezente; në fakt, po zgjerohet në teknologji të reja, madje edhe në hapësirë. Në të vërtetë, suksesi i politikave industriale të Kinës, i kombinuar me angazhimin e Kinës me pjesën tjetër të botës, ka nxitur ringjalljen e politikës industriale në Perëndim.
Në fillim, ne duhet të pranojmë se ideja e qeverive për të zgjedhur fitues dhe humbës ekonomikë është e kotë dhe joefikase. Për Perëndimin dhe ekonomitë e hapura të tregut të kapitalit si SHBA-ja dhe Britania e Madhe, është e vështirë të mendosh për një politikë tjetër-përveç alternativës, që është të lejosh Kinën të zgjedhë fitues dhe humbës për botën.
Pra, ne kemi nevojë për një mënyrë për të kundërshtuar Kinën. Ndërsa ata përpiqen për diçka të tillë, këtu janë gjashtë rregulla që duhet të ndiqen nga qeveritë perëndimore.
Së pari, ata duhet të përqendrohen në industritë që mbështesin bazat e sigurisë kombëtare – luftën dhe spiunazhin.
Së dyti, politika industriale perëndimore do të krijojë më pak shtrembërim ekonomik nëse miraton një politikë mbrojtëse – një politikë që kundërshton shtrembërimet e krijuara nga veprimet e Kinës. Për fat të mirë, Kina është një vend i madh që nuk mund t’i zbatojë politikat e saj pa i bërë publike. Pra, ne e dimë se cilën nga industritë e Kinës dëshiron të jetë në krye të botës.
Së treti, është shumë më e lehtë të ruash një industri sesa ta rifitosh pasi është shkatërruar. Ky është një mësim që SHBA-ja po e mëson në mënyrën më të vështirë ndërsa përpiqet të shmangë varësinë nga dronët kinezë, me 70 përqind në tregun global. Politika industriale funksionon më mirë kur ka një industri vendase për të mbështetur.
Së katërti, të shpëtosh një industri nuk kërkon gjithmonë para, por kërkon kompromis dhe forma të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Së pesti, industritë e fragmentuara janë më të rrezikuara nga konkurrenca e mbështetur nga qeveria. Tani për tani, telekomunikacioni satelitor është shumë i decentralizuar dhe i kërcënuar nga sistemet e reja që janë lancuar nga Musk dhe Kina. Ka ndoshta më shumë se 50 kompani aktive satelitore komerciale sot. Këto kompani së shpejti do të përballen me zgjedhjen e Lucent: të konsolidohen ose të shkatërrohen.
Së gjashti, politikat industriale në linja rreptësisht kombëtare nuk do të jenë të mjaftueshme këtë herë. SHBA nuk mund të zhvillojë një politikë industriale që nuk përfshin Tajvanin dhe Korenë e Jugut .
Politika e industriale mbi inteligjencën artificiale do të varet shumë nga bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar. Politika e makinerive do të ketë nevojë për ndihmë nga Gjermania dhe Japonia, ashtu siç politika e saj hapësinore ka qenë prej kohësh e lidhur me Europën .
Qeveritë perëndimore sot janë po aq të fragmentuara sa industritë më të cenueshme. Por për të përballuar sfidën e Kinës, Perëndimi do të duhet të mbështesë konsolidimin, edhe nëse do të duhet të “bashkëpunojë” me disa aleatë të pabindur.(abcnews)