Numri i të vdekurve nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi ka shkuar në 59 ndërsa vijon ende evakuimi i mijëra banorëve nga rajonet turke të Kastamonu dhe Sinop.
Më shumë se 60 persona janë raportuar të zhdukur. Operacionet e shpëtimit dhe ndihmës vazhdojnë në zonat e goditura nga përmbytjet masive që nisën nga dita e mërkurë.
Advertisement
Presidenti ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë ndërsa ka bërë të ditur se janë vendosur nën kontroll zjarret masive që përfshinë brigjet jugore të vendit, duke lënë pas tetë viktima.
Advertisement