Një 54-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në San Francisco, pas akuzohet se qëlloi me thikë dy gra aziatike.
Gratë që u lënduan nga agresori ishin të moshave 65 dhe 85 vjeç, ndërsa ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.
Advertisement
Dëshmitarët kanë thënë për televizionet lokale se burri i pajisur me thikë po ecte rrugës, ndërsa më pas i ishte afruar një stacioni autobusësh, ku kishte lënduar dy gratë dhe ishte larguar.
Nuk është bërë e ditur nëse gratë janë sulmuar për shkak të urrejtjes.
Advertisement