500 ton ndihma për Gazën, anija e dytë do të niset së shpejti nga Qipro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
500 ton ndihma për Gazën, anija e dytë do të niset së shpejti nga Qipro

Dy ditë pasi ndihma humanitare u dërgua nga deti në Gaza, ku palestinezët po vuajnë nga uria, u njoftua se një anije e dytë me 500 ton ushqim do të lundrojë së shpejti nga një port qipriot me të njëjtin destinacion.

Dërgimin e anijes së dytë me ndihma humanitare në Gaza e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë Konstantinos Letybiotis, i cili ka thënë se përgatitjet kanë përfunduar dhe anija “Jennifer” është gati.

Anija që transporton pesëqind ton ndihma humanitare për në Rripin e Gazës do të lundrojë sapo ta lejojnë kushtet e motit.

Duke folur në radion shtetërore, Konstantinos Letympiotis nënvizoi se për momentin sfida është vazhdimi dhe intensifikimi i fluksit të ndihmës për enklavën palestineze.

Advertisement

Ai nënvizoi, në të njëjtën kohë, se Republika e Qipros është në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian, duke theksuar se nevojat për ndihmë humanitare, mjete transporti dhe mbështetje teknike janë shumë të mëdha. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy