
Zyrtarët e Agjencisë Doganore dhe Guardia di Finanza gjetën gjatë inspektimeve në aeroportin e Malpensa mbi 50 mijë euro, të cilat ishin fshehur në atlete dhe midis faqeve të një libri.
Shuma e padeklaruar i përkiste një pasagjeri italian që kishte destinacion Dubain.
Ai iu tha autoriteteve se nuk po udhëtonte i vetëm dhe se së bashkë me të ishte edhe një partner biznesi.
“Bashkëpunëtorit”, gjatë kontrollit, i gjetën 10,615 euro. Edhe kjo sasi ishte e padeklaruar.
Advertisement
Një histori e ngjashme u regjistrua pak ditë më parë në po të njëjtin aeroport.
Një grua, e cila kishte për synim të ikte në Nigeri, u ndalua dhe i gjetën 60 mijë euro të fshehura në pakot e makaronave.