Po bëhen gati 5 muaj që nga momenti kur Izraeli vendosi të sulmojë Rripin e Gazës, duke lënë pas qindra viktima e të plagosur, por edhe shumë të zhdukur apo të marrë peng.

Kushtet e vështira higjenon-sanitare, mungesa e ushqimit dhe ujit,  po e bën jetën e banorëve në Gaza gjithnjë e më të vështirë.

Me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, po shihet mundësia e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, në mënyrë që të shkëmbejnë pengjet me njëri-tjetrin. Sipas Izraelit, Hamasi deri më tani po mban peng më shumë se 250 izraelitë, nga të cilët sipas Tel Aviv 29 mendohet se kanë ndërruar jetë.

Një 85-vjeçare izraelite, e cila u lirua në fund të muajit tetor, e përshkroi mbajtjen peng si një ferr të vërtetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushqimi dhe uji, “luks”

Në kushtet e vështira ku po jetojnë, në luftë për mbijetesë, uji i pastër për ta pirë dhe ushqimi po shihen tashmë si luks. Këtë gjë e ka deklaruar edhe një 22-vjeçare, e cila ësjtë studente e mjekësisë dhe aktualisht ushtron profesionin e saj si vullnetare.

Për BBC, ajo përshkruan një ditë të zakonshme të saj, teksa thekson se nuk mund të hanë më shumë se një vakt në ditë. Ajo shton se për shkak të luftës, edhe çmimet janë shumë të larta.

“Zakonisht ha mëngjes në orën 6 të mëngjesit, por tani po përpiqemi ta vonojmë mëngjesin, kështu që nuk kemi nevojë të hamë më shumë se një vakt në ditë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne e konsiderojmë veten më me fat se vëllezërit dhe motrat tona në veri që nuk kanë asnjë ushqim.

Në tryezën e mëngjesit më parë kishim këtë bukë, “Mankoushe” me patate, sallatë, vezë, falafel, fasule…por tani kaq shumë familje mbështeten në këtë bukë vetëm për të mbijetuar. Çmimet janë kaq të larta, edhe për gjërat elementare, dhe të përballosh një vakt të mirë me mish ose pulë u bë një luks”, tha 22-vjeçarja.

“Kërkimet për një pikë ujë të pastër”

Nga ana tjetër, një mjeke gjinekologe 28-vjeç që aktualisht jeton në një tendë në kufirin Egjipt-Rafah, ka deklaruar për BBC se dita e saj fillon në kërkim të ujit të pastër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një ditë e zakonshme për mua fillon me kërkimin e ujit të pastër. Pastaj kërkoj miell që të pjekim dhe dru për të ndezur zjarr që të mund të hamë. Përpiqem të dal me iniciativa të reja përmes të cilave mund të ndihmoj njerëzit dhe çdo ditë dal vullnetare në një stacion mjekësor aty pranë për të ndihmuar pacientët,” tha ajo.

Ndërsa një 59 vjeçar, i cili aktualisht është strehuar në Rafah thotë se bombardimet janë të forta dhe të shpeshta, teksa shton se mundësinë për të fjetur e ka deri në një orë e gjysëm.

Ishte një natë e vështirë. Pati bombardime intensive. Çdo person në këtë situatë duhet të mësohet të flejë vetëm nga një orë deri në një orë e gjysmë”, tha 59 vjeçari, i cili aktualisht është angazhuar në ndihmat vullnetare.

Shtrirja e Gazës

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pothuajse dy milionë njerëz në Gaza – shumica e popullsisë – raportohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur Izraeli filloi operacionin e tij ushtarak në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit të 7 tetorit.

Rripi ka qenë nën kontrollin e Hamasit që nga viti 2007 dhe Izraeli thotë se po përpiqet të shkatërrojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të grupit islamik, i cili është i angazhuar për shkatërrimin e Izraelit.

Gaza, ka një popullsi të dendur 41 km (25 milje) e gjatë dhe 10 km e gjerë, e kufizuar nga Deti Mesdhe nga njëra anë dhe e rrethuar nga Izraeli dhe Egjipti në kufijtë e saj./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";