Nga kjo e enjte hyrja në Venecia do të kushtojë 5 Euro.

Kjo pasi autoritetet italiane kanë vendosur të tarifojnë turistët ditorë me qëllim lehtësimin e ngarkesës nga flukset në periudha të caktuara të vitit dhe mbrojtjen e zonës, trashëgimi e UNESCO-s nga efektet e turizmit të tepruar.

Luigi Brugnaro, kryebashkiaku i Venecias, ka thënë se skema e re është një eksperiment me kontrolle shumë të buta. Megjithatë, nga sot nëse një turist do të kapet pa biletë brenda qytetit do të gjobitet nga 50 deri në 300 euro.

Tarifimi i turistëve ka nxitur pakënaqësi tek vendasit të cilët dolën këtë të enjte në protesta. Ata thonë se kjo masë cenon të drejtat themelore të lirisë së lëvizjes dhe dëmton imazhin e qytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protestuesit pretendojnë gjithashtu se një masë e tillë nuk do ta zgjidhë situatën.

Biletaritë dhe sportelet që janë vendosur në pikat kyçe të qytetit italian kanë mërzitur edhe turistët, të cilët përveç pagesës janë detyruar të qëndrojnë edhe në radhë.

Venecia e cila vizitohet në vit nga rreth 20 milionë turistë në vit bëhet qyteti i parë në botë që vendos tarifë për tu futur në të./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";