Nga Lauren Crosby Medlicott, euronews

Pas diskutimeve rreth krizës klimatike, fokusi i samitit të COP26 u kthye te efektet që ndryshimi i klimës ka tek gratë dhe vajzat në mbarë botën. Ndryshimi klimatik prek të gjitha vendet dhe të gjithë njerëzit, kështu që është e padiskutueshme se popullatat më të  cenueshme – të varfrit dhe ata që mbështeten në bujqësi janë më të rrezikuar nga efektet negative të paparashikueshme të motit.

Gratë dhe vajzat tashmë po përballen me pabarazi gjinore dhe kur preken nga fatkeqësitë e ndryshme gjendja përkeqësohet edhe më shumë.

Dhuna

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 2019, UNDP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim)  vizitoi komunitetet ligatinore të Ugandës, të cilët varen nga bujqësia për jetesën e tyre. Siç pritej, studiuesit dëgjuan se si ndryshimi i klimës kishte ndikuar te jetesa e tyre, duke reduktuar të korrat dhe bagëtitë në të cilat mbështeteshin komunitetet.

Çuditërisht, ata mësuan gjithashtu se si ndryshimi i klimës përkeqësoi dhunën ndaj grave. Gratë dhe vajzat detyroheshin të bënin udhëtime të gjata gjatë stinëve të thatësirës për të marrë ushqim dhe ujë, duke i ekspozuar ato ndaj shitësve, fermerëve dhe pronarëve të tokave që mund ti sulmonin seksualisht, raporton abcnews.al

Ndërsa gratë ishin të lodhura nga këto udhëtime të vështira, ato nuk ishin të interesuara të bënin seks me burrat e tyre dhe disa nga ato rrëfyen rastet kur burrat e tyre iu përgjigjën mungesës së dëshirës seksuale me dhunë. Hulumtimi gjithashtu nxori në pah se si të korrat e dobëta, humbja e bagëtive, të ardhurat e ulëta dhe pasiguria ushqimore ushtruan presion mbi burrat, dhe për të përballuar ‘dështimet’ e tyre, burrat shpesh konsumonin alkool dhe bëheshin të dhunshëm.

Kur shtëpitë shkatërrohen nga uraganet ose ciklonet, gratë detyrohen të qëndrojnë në kampet e përkohshme të zhvendosjes, ku ato janë të ekspozuara ndaj dhunës në rritje nga të huajt. Relief Web punoi me Sathi, një vajzë e re 14-vjeçare nga Bangladeshi, e cila u detyrua të zhvendosej në një kamp kur shtëpia e saj u përmbyt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk mund të flija natën”, tha ajo. “Nuk kishte derë. Vetëm një fletë plastike mbi kokën tonë. Nëna ime nuk ka fjetur kurrë. Ajo ishte e shqetësuar për mua dhe motrën time.”

Martesa e fëmijëve

Për familjet që tashmë jetojnë në varfëri dhe pasiguri ekstreme dhe mungesë arsimi, rreziqet natyrore dhe moti ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike mund të jenë pika kthese ku familjet të ndihen të detyruara të martojnë vajzat e tyre për të mbijetuar.

Ndërsa lidhjet midis ndryshimit të klimës dhe martesës së fëmijëve nuk janë hulumtuar apo evidentuar globalisht, ka pasur raporte të shumta ku familjet kanë martuar vajzat e tyre për ti mbrojtur ato dhe reputacionin familjar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për shkak të varfërisë, prindërit i martojnë vajzat e tyre si unë në një moshë shumë të hershme,” tha Sarmin, një vajzë 14-vjeçare në Bangladeshi, për Relief Web. “Jeta është shumë e vështirë për vajzat e reja në fshat”.

Familja e Sarmin humbi gjithçka pas një sërë përmbytjesh dhe si pasojë e martoi atë për të qenë e sigurt.

Mungesa e kontraceptivëve

Ndërsa gratë përballen me ndryshimet e shumta klimatike, është thelbësore që ato të kenë akses në kontraceptivë për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara. Megjithatë, analiza nga MSI Reproductive Choices në 26 vende të prekura nga klima, zbuloi se që nga viti 2011, rreth 11.5 milionë persona nuk kishin akses në pilulat kontraceptivë për shkak të zhvendosjes së lidhur me klimën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë dekadës së ardhshme, MSI ka parashikuar 6.2 milionë shtatzëni të padëshiruara, 2.1 milionë aborte të pasigurta dhe 5800 vdekje të nënave. Sanou Gning, drejtori rajonal i MSI Reproductive Choices tha: “Në Senegal nga jam unë, erozioni i bregdetit ka detyruar shumë familje të lënë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në kampe të improvizuara. Ajo që ekipet e mia kanë konstatuar është që  shumë gra që jetojnë në këto zona, gjëja e fundit që ato duan është të mbeten shtatzënë.

Rohki jeton me familjen e saj në Senegalin jugor dhe po përballet me reduktimin e rezervave të peshkimit për shkak të krizës klimatike, duke e bërë punën e saj më të vështirë.

Arsimi

Kur një familje përballet me ndikimin e krizës klimatike, arsimimi i vajzave është një nga gjërat e para që familjet detyrohen ta braktisin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk bie shi në komunitetin tonë,” tha Dawele , një vajzë 14-vjeçare nga Etiopia, e cila u detyrua të linte shkollën pas një thatësire. “Ne ecim për më shumë se 8 orë çdo ditë për të marrë ujë. Për shkak të kësaj, nuk mund të frekuentoja mësimin dhe u detyrova ta braktisja. E dua matematikën dhe dua të jem mësuese, por tani nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime.”

Arsimimi i vajzave parandalon martesat që në fëmijëri dhe shtatzëninë e hershme. Arsimimi kontribuon në komunitete të qëndrueshme dhe ekonomi të forta. Hulumtimet madje sugjerojnë se edukimi i vajzave mund të forcojë strategjitë e klimës, një objektiv kyç ndërsa ecim përpara.

Pavarësisht nga të gjitha përfitimet e edukimit të vajzave, Fondi Malala vlerësoi se në vitin 2021 ngjarjet e lidhura me klimën do të pengojnë të paktën katër milionë vajza në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta që të përfundojnë arsimin e tyre, raporton abcnews.al

Nëse trendi vazhdon, deri në vitin 2025, ndryshimet klimatike do të jenë një faktor kontribuues se pse të paktën 12.5 milionë vajza nuk do të kenë mundësi të shkollohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreziku i vdekjes

Në bazë të 53 studimeve që ekzaminojnë shkallën e vdekshmërisë dhe lëndimeve për burrat dhe gratë gjatë ngjarjeve ekstreme të motit,  u vu re se dy të tretat e grave kishin më shumë gjasa të prekeshin nga moti ekstrem.

Gjetjet treguan se statusi më i ulët shoqëror dhe kufizimet kulturore  janë ndër faktorët kryesorë që kontribuojnë më shumë. Nuk ka asnjë dyshim se si burrat ashtu edhe gratë e pambrojtura do të vazhdojnë të përjetojnë efektet e ndryshimeve klimatike, megjithatë janë gratë më të rrezikuara nga vdekja.

“Ndryshimi i klimës përkeqëson pabarazitë ekzistuese,” tha Francesca Rhodes, nga CARE International. Ne duhet të sigurohemi që gratë të kenë role vendimmarrëse gjatë negociatave për klimën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";