Një nënë 44-vjeçare vdiq nga kanceri i zorrës së trashë. Nëna e dy fëmijëve, Anna Fernandez nga Birmingham, vdiq në shtëpinë e saj muajin e kaluar. Por ditët e fundit të afërmit e saj pretendojnë se ajo humbi jetën sepse trajtimi për sëmundjen ju vonua prej bllokimit.
Një mik i ngushtë i saj tha se biopsitë e saj nuk u dërguan për ekzaminim dhe skanimet u mbajtën në sirtar gjatë pandemisë. Të njëjtin pretendim ngriti edhe shoqja e saj. Ajo delkaroi se vonesa në disa prej trajtimeve të kancerit të Annës gjatë krizës COVID patë pasoja në shëndetin e saj.
“Biopsitë, të cilat duhet të ishin ekzaminuar në SHBA, nuk u dërguan kurrë”, tha ajo.
Anna Fernandez, që vetë punonte si infermiere, u diagnostikua me kancer në moshën 38-vjeçare.
The post 44-vjeçarja vdes pasi trajtimi i kancerit ju vonua prej bllokimit appeared first on Vizion Plus.