
Katër fëmijë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar rëndë pasi një kështjellë me ajër shpërtheu në një shkollë fillore në Australi.
Mediat e huaja raportojnë se fëmijët ranë rreth 10 metra pasi era ngriti një kështjellë plastike në ajër. Kështjella po përdorej me rastin e një feste që ishte organizuar për festat e fundvitit në shkollë.
Advertisement
Sipas informacioneve, dy vajza dhe dy djem, të gjithë në klasën e 6-të, humbën jetën në tragjedinë në shkollën fillore ‘Hillcrest në Devonport’.
Policët ndodhen në vend ngjarje, mirëpo është ende e paqartë se sa fëmijë po luanin në kështjellën plastike kur ajo u ngrit në ajër. Deri tani pesë fëmijë të tjerë janë në spital dhe katër në gjendje kritike.
Advertisement