4 arsye, pse Meta do e shpallë “non grata” ambasadoren amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
4 arsye, pse Meta do e shpallë “non grata” ambasadoren amerikane

Nga Kreshnik Spahiu

Presidenti Meta ka hedhur dje hapin e parë drejt shpalljes “non grata” të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Ilir Meta i cili del foto me çdo qen dhe mace në Gjirin e Lalzit, ka deklaruar që s’ka kohë të pres në zyrë ambasadoren fuqi plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dje në emisionin “Opinion” me gazatarin Blendi Fevziu, u zyrtarizua qëndrimi anti-amerikan i presidentit shqiptar, i cili me sa duket do shkoj drejt një presioni ekstrem kundër diplomacisë amerikane.

Advertisement

Shumëkush e ka të vështirë të kuptojë arsyet por shumë shkurt po ju rendis shkaqet politike pse presidenti shqiptar po shkon drejt një përplasje të pashmangshme me SHBA:

1- Sepse SHBA së shpejti do kërkojë arrestimin e peshqve të mëdhenj në Shqipëri, dhe lista e arrestimeve fillon me presidentin Meta.

Proçedimini Ilir Metës do bëhet nga prokurorë të SPAK por që janë nën asistencën e programit OPDAT që u sulmua dje nga Ilir Meta.

Për informacion të atyre që s’kuptojnë funksionimin e reformës: OPDAT quhet programi amerikan i funacuar nga Washington për reformën në drejtësi dhe që drejtohet nga FBI.

Advertisement

Meta po aplikon të njëjtën taktik që përdori me ambasadorin Borschard OSCE që e shpalli të padëshiruar në takime.

2- Sepse ka një qëndrim konseguent dhe vazhdimësi të SHBA kundër Ilir Metës që daton me ambasadorin Arvizu dhe më pas me ambasadorin Donald Lu i cili kërkoi prokurorit përgjithshëm proçedimin penal të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Qëndrimi i amerikanve kundër Metës u ri-konfirmua kur ambasadorja Yuri Kim, zyrtarizoi qëndrimin kundër protestës anti-amerikane të 2 marsit në të cilën Ilir Meta keq-përdori flamurin amerikan dhe përcolli mesazhe presioni kundër trupit diplomatik apo reformave.

Metës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të sulmoj i pari, dikë që 100% është kundër tij.

Advertisement

3- Sepse Meta është në aleancë me Sali Berishēn dhe po përdoret shumë keq prej tij.

Berisha ka dy probleme serioze me ambasadën amerikane:

– Ambasada i ka hequr vizën dhe të drejtën e hyrjes në SHBA Berishës dhe familjes së tij

– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka refuzuar ta takoj Berishën që kur ka ardhur në Shqipëri.

Advertisement

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar me qindra politikan dhe zyrtar me përjashtim të Sali Berishës. Atë as nuk e pret në zyrë dhe as nuk i shkon në zyrë sepse ka ardhur me njē objektiv të qartë në Shqipëri.

Në këto kushte Berisha i cili në hije lëviz gjithë fijet e opozitës, nuk i ka mbetur armë tjetër veçse ta luftoj ambasadēn amerikane me të njëjtat mënyra.

Ambasadorja rrefuzon takim me Berishën, anasjelltas Berisha po bind Metēn që mos e pres në takim ambasadoren.

4- Sepse e ambasadorja amerikane ju prishi pazarin që tentuan Meta-Berisha me Edi Ramën, për të këmbyer reformēn zgjedhore me amnistinë ligjore dhe bllokimin e reformës në drejtësi.

Advertisement

Meta dhe Berisha kërkojnë të jenë një hap përpara në luftën me Washingtonin.

Mbrojtja më e mirë është sulmi.

Kjo strategji ju ka funksionuar kundër çdo ambasadori amerikan.

Të shohim nëse do kenë sukes edhe me njeriun e besuar të Donald Trump.

Advertisement

Deri dje justifikoheshin që ambasadorët janë të korruptuar nga SOROS.

Por tani s’kanë ç’thonë për diplomaten anti-SOROS e cila ka zgjedhur të jetë avokate e popullit shqiptar dhe prokurore e mafies Toto-Meta, ndonse këta dy të fundit tentuan t’a trembin të dielën, duke i rikujtuar vrasjen me eksploziv të Giovanni Falcones.

Harruan që Amerika ka peshkuar historikisht peshq më të mëdhenj se Meta dhe Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy