Një tërmet i fuqishëm goditi mëngjesin e kësaj të premteje ishullin Sulavesi të Indonezisë. Agjencia Kombëtare për Lehtësimin e Fatkeqësive bëri të ditur se tërmeti ishte me magnitudë  6.2 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ishte gjashtë kilometra në verilindje të qytetit Majene në një thellësi prej 10 km.

Të  paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa mbi 600 të tjerë janë raportuar të plagosur.

Tërmeti ka shkatërruar më shumë se 300 shtëpi si dhe një spital ku besohet se janë bllokuar dhjetëra njerëz. Lëkundjet kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës, shembjen e urave dhe ndërprerjeje të energjisë elektrike.

Sipas Agjencisë së Meteorologjisë në Indonezi, një tërmet tjetër i fuqishëm mund të shkaktojë  edhe cunami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Indonezia goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamit, për shkak të vendndodhjes në Unazën e Zjarrit, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

Në vitin 2004 një tërmet me magnitudë prej 9.1 rihter në veri të ishullit Sumatra shkaktoi një cunami, duke vrarë më shumë se 230,000 njerëz.