“Na shikon nga Parajsa? Dhurata e fundit që më bëre, erdhi në jetë sot”! Bashkëshortja e mjekut hero, i pari që paralajmëroi për koronavirusin e ri në Wuhan dhe që humbi jetën pikërisht prej tij, ka dhënë sot lajmin e bukur.

Djali I tyre i dytë lindi në një spital të këtij qyteti. Li Wenliang vdiq në fillim të shkurtit pas infektimit me Covid 19, kur e shoqja ishte shtatzënë. Li u kritikua ashpër për faktin që sipas autoriteteve vendase kishte “përhapur fjalë” duke paralajmëruar për një sëmundje të re misterioze në fundin e muajit dhjetor.

Oftalmologu që punonte në spitalin qendror të Wuhanit ishte përpjekur të jepte alarmin për rastet e shtuara të një “pneumonie të çuditshme” . Për këtë dhe u mor në pyetje nga policia, e cila e akuzoi se kishte bërë “ komente të rreme në internet mbi një shpërthim të pakonfirmuar SARS-I”. Shpërthimi epidemik më vonë u pohua të ekzistonte vërtet, edhe pse nuk ishte SARS, por një koronavirus i ri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Li u rikthye në punë ku më vonë u infektua nga një pacient që nuk dihej se e kishte marrë sëmundjen. Ai vdiq në moshën 33-vjeçare duke lënë pas të shoqen dhe një djalë 5 vjeç. Një hetim zyrtar më vonë e shfajësoi nga akuzat dhe partia komuniste kineze I ofroi familjes një “apologji solemne”, siç thuhet në shtypin vendas.