
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka reaguar i tronditur pasi 31 emigrantë humbën jetën në momentin që varka me të cilin udhëtonin drejt Britanisë së Madhe u mbyt në kanalin pranë Calais.
Ai pohoi se nuk do të lihet asnjë gur pa lëvizur në luftën për të shkatërruar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.
“Jam i tronditur, i tmerruar dhe thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve. Kjo katastrofë nënvizon se sa e rrezikshme është të kalosh Kanalin Calais në këtë mënyrë. Ne e patëm të vështirë të bindnim disa nga partnerët tanë, veçanërisht francezët, që të ngriheshin në këmbë, por unë i kuptoj vështirësitë me të cilat përballen të gjitha vendet dhe ajo që duam tani është të bëjmë më shumë së bashku. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë para së gjithash për viktimat dhe familjet e tyre”, tha Johnson.
Alarmi në policinë franceze u dha nga një anije peshkimi, e cila lajmëroi se kishte pikasur në det dhjetëra trupa njerëzish.