28 vite nga vrasja e Falcones dhe 11 vjet pas mbylljes me procedurë të “Rrugës së Kombit”, reagon Basha: Frymëzim, ndëshkim korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
28 vite nga vrasja e Falcones dhe 11 vjet pas mbylljes me procedurë të “Rrugës së Kombit”, reagon Basha: Frymëzim, ndëshkim korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca duke kujtuar gjykatësin italian Giovanni Falcone në 28-vjetorin e vrasjes së tij nga mafia.

Sakaq, Basha shkruan se Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij.

Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,” shkruan Basha.

Advertisement

Per koncidence, nje mesazh i tille i kreut te PD Lulzim Basha perkon dhe me 11 vjetorin e mbylljes me procedure te çeshtjes ne ngarkim te tij, per 230 milione euro abuzim me “Rrugen e Kombit”!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy