27 persona kanë humbur jetën në përmbytjet që mbërthyen provincat veriore, në brigjet e Detit të Zi.
Ministri i Bujqësisë, Bekir Pakdemirli deklaroi se një tragjedi e tillë nuk është parë në 100 vjet.
Advertisement
“Kjo është një fatkeqësi , që nuk është parë në 50 ose 100 vjet, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli.
Më shumë se 170 fshatra mbetën pa energji elektrike dhe dhjetëra rrugë fshatrash u bllokuan.
Advertisement
Mijëra njerëz u evakuan nga zonat e prekura, me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve ndërsa qindra fshatra në Kastamonu dhe Sinop kanë mbetur pa energji elektrike.