25-vjeçari vret vëllain e tij dhe më pas e hedh nga ballkoni që të duket si aksident

Pinterest LinkedIn Tumblr +
25-vjeçari vret vëllain e tij dhe më pas e hedh nga ballkoni që të duket si aksident

Një 25-vjeçar akuzohet se i ka marrë jetën vëllait të tij, duke e goditur në kokë me sende të mprehta. Më pas ai është përpjekur ta fshehë ngjarjen dhe e mori trupin e pajetë të të vëllait dhe e hodhi nga ballkoni, për t’u dukur si aksident.

 

Ngjarja ndodhi Barcellona Pozzo di Gozzo, në Itali. Policët arrestuan djalin me origjinë rumune. 25-vjeçari denoncoi në polici për trupin e pajetë të vëllait të tij, por më pas u zbulua se ngjarja nuk kishte ndodhur ashtu siç ai e kishte rrëfyer.

 

Advertisement

25-vjeçari u kishte thënë hetuesve se ai kishte shoqëruar vëllain e tij në shtëpi nga një lokal ku kishte harruar telefonin e tij dhe ku ishte kthyer për ta marrë atë dhe se në kthim ai e kishte gjetur të vëllain të vdekur. Por efektivët zbuluan shumë të dhëna kontradiktore dhe autopsia nxori në dritë pse kishte vdekur vëllai i të riut.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy