Rreth 22 persona humbën jetën në veri të Pakistanit, pasi automjetet e tyre u bllokuan për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Kjo tragjedi u shënua pranë qytetit turistik malor të Murree.

 

Një turiste, e cila u bllokua në makinën e saj për orë të tëra nga reshjet jashtëzakonisht të mëdha të dëborës, u shpreh se gjatë asaj kohe iu duk sikur “pa vdekjen me sy” ndërsa priste për ndihmë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po shihja vdekjen me sytë e mi. Nuk mund ta shpjegoj me fjalë se çfarë po kaloja. Po luteshim që Zoti të na ndihmonte dhe të mos vdisnim në një stuhi bore”, rrëfeu Samina.

 

Zona tani është shpallur zonë fatkeqësie, dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";