Të paktën 20 persona kanë vdekur nga bombardimi i një shkolle në veri të Gazës.
Kështu deklaroi Ministria e Shëndetësisë e Rripit, e kontrolluar nga Hamasi.
Nderkohe qe jemi futur ne diten e 28 te luftes, në takimin me ministrin izraelit Benny Gantz, anëtar i Kabinetit të Luftës, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ripohoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga terrorizmi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sekretari Blinken dhe ministri Gantz diskutuan gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve dhe ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit në Bregun Perëndimor./TGCOM