Një 19-vjeçar  gjeorgjian ka hyrë në shkollën e mesme të 41-të të Athinës në Kypseli dhe, ka plagosur një nxënës dhe drejtorin e shkollës me thikë e çekiç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit. Sipas informacioneve, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i sulmuesit ka pasur me studentin nga Nigeria.

Dy fëmijët ishin grindur dhe ditën e sotme, vëllai i madh vendosi të hakmerrej. Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe autori është arrestuar./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";