Një nxënëse nga Londra, e cila u zhduk në një xhungël malajziane, mbijetoi për gjashtë ditë para se të vdiste nga uria. Trupi i zhveshur i 15-vjeçares Nora Quoirin u gjet i shtrirë në një lumë në fund të një shpati shkëmbor.
Një mjek ligjor tha se Nora kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. Ndërsa hetimet e mëtejshme arritën në përfundimin se adoleshentja kishte vdekur nga gjakderdhja e brendshme në zorrë, pas një periudhe të zgjatur urie dhe nga stresi. Nora mbërriti me familjen e saj në Malajzi për pushime.
Disa orë më vonë, ajo u zhduk nga vendi ku po qëndronte me prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj.
Kur prindërit e saj zbuluan se Nora mungonte, policia u vu në lëvizje dhe filloi një kërkim masiv.
Zona ku Nora u gjet përfundimisht dhjetë ditë më vonë, ishte rreth një milje e gjysmë larg vendpushimit.
Duke dhënë prova, Noor Aidora Saedon i tha mjekut se Nora kishte marrë frymën e fundit katër ditë para se të gjendej nga alpinistët që ndihmonin në kërkimin e policisë.
Gjatë hetimeve, u përfol sikur dikush i panjohur u ishte afruar fëmijëve kur ishin vetëm dhe më pas Nora ishte larguar me të. Por policia beson se në këtë histori nuk ka asgjë kriminale. Oficerët kanë dhënë prova se ajo u largua nga vendpushimi vetë, duke dalë nga një dritare.
The post 15-vjeçarja zhduket në xhungël/ Gjendet e vdekur prej urisë gjashtë ditë më vonë appeared first on Vizion Plus.