
Një 13-vjeçar ka vdekur nga koronavirusi vetëm dhetë ditë pasi shkoi për herë të fundit në shkollë, bashkë me miqtë e tij.
Peyton Baumgarth vdiq në fundjavë pasi u shtrua në spital pasi doli pozitiv me COVID-19. Mamaja e 13-vjeçarit i nxiti të gjithë të mbajnë një maskë si nderim për djalin e saj.
Advertisement
Sipas “Mirror”, Peyton ishte për herë të fundit në Shkollën e Mesme të Uashingtonit në 22 tetor dhe u shtrua në spital të dielën, 26 tetor.
Ai humbi jetë në 31 tetor. Miqtë e tij e kanë konsideruar humbjen si shkatërruese. Ata e përshkruan të miturin si një djalë të ëmbël, të kujdesshëm dhe argëtues.
Advertisement