![13 të vdekur nga bombardimet në një kamp refugjatësh në Gaza, mes tyre 7 fëmijë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/04/gaza-1-711x400.png)
Shtatë fëmijë janë në mesin e 13 personave që vdiqën të martën në një bombardim të ushtrisë izraelite ndaj një kampi refugjatësh në Gazën qendrore.
Sipas një raporti të CNN, sulmi ndodhi pak para orës 16:00 dhe fëmijët po luanin në ambiente të jashtme.
Përveç 13 të vdekurve, nga sulmi u plagosën edhe 25 persona, ndërsa numri i viktimave mund të rritet. Dëshmitarët okularë folën për qindra refugjatë palestinezë që vraponin në çdo drejtim për të shpëtuar veten. /vizionplus.tv
Advertisement