Policia tha se ka rimarrë kontrollin e një burgu në Ekuador, ku trazirat lanë së paku 118 të burgosur të vdekur, derisa bandat rivale të drogës luftonin për kontrollin e objektit.

Autoritetet thanë se trazirat e ditëve të fundit ishin një nga betejat më vdekjeprurëse të burgjeve në historinë e Amerikës së Jugut.

Përveç të vrarëve, 86 të burgosur të tjerë u plagosën, gjashtë prej tyre në gjendje kritike, thanë zyrtarët e burgut në Ekuador.

Sipas prokurorit kombëtar, së paku gjashtë viktimave iu pre koka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trazirat shpërthyen më 28 shtator në një kompleks burgu në qytetin Guajakuill, midis të burgosurve që besohet se kanë lidhje me bandat meksikane të drogës.

Komandantja e policisë, Tannya Varela, tha të enjten vonë se “të burgosurit nuk kanë më kontroll mbi blloqet e qelive”.

Rendi u rikthye pas një operacioni masiv të sigurisë, që përfshiu rreth 900 oficerë dhe anëtarë të njësive taktike.

Së paku dy oficerë të policisë u plagosën në operacion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trazirat në burgjet e Ekuadorit kanë lënë të vrarë mbi 230 të burgosur këtë vit.

Më 23 shkurt, trazirat në katër burgje, përfshirë atë në Guajakuill, kanë lënë të vdekur 79 të burgosur – disa prej të cilëve u është prerë koka./ R.E.L