110 vende bien dakord për frenimin e shpyllëzimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
110 vende bien dakord për frenimin e shpyllëzimit

Samiti i klimës në Glasgow shënon arritjen e parë të madhe, një marrëveshje për frenimin e shpyllëzimit të globit.

Firmëtarët janë liderë të 110 shteteve, mes të cilëve edhe vende si Brazili, ku projektet e presidentit Bolsonaro për hapjen e tokave të reja të punueshme, duke prerë mijëra hektarë pyje në rajonet e mbrojtura të Amazonës që konsiderohen mushkëria e globit, kanë ngjallur debate dhe kritika të ashpra.

Mes vendeve firmëtare që mbulojnë 85% të pyjeve të botës janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Indonezia e Republika Demokratike të Kongos.  Mes tyre, ndikim në shpyllëzim ka edhe nxjerrja e lëndëve kryesore për prodhimin e ushqimeve, si vaji i palmës, soja e kakao.

Prerja e pyjeve ushqen ngrohjen globale, pasi pemët përthithin një pjesë të rëndësishme të dioksidit të karbonit që çlirohet në atmosferë. Vendet angazhohen për grumbullimin e 19.2 miliardë dollarëve fonde publike e private për këtë çështje, që do të shkojnë për të mbuluar kostot edhe të vendeve në zhvillim.

Advertisement

Gjatë samitit ra në sy edhe përgjumja e presidentit amerikan Joe Biden, për shkak të dy ditëve të gjata të punës. 79-vjeçari mori pjesë edhe në punimet e samitit të G-20-ës në fundjavë në Romë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy