103-vjeçari bën vaksinën/ Shpërthejnë polemikat në rrjet: Një dozë e shkuar dëm, ta refuzonte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
103-vjeçari bën vaksinën/ Shpërthejnë polemikat në rrjet: Një dozë e shkuar dëm, ta refuzonte

Vaksinimi i një 103-vjeçari kundër koronavirusit është shoqëruar me jo pak polemika. Basilio Pompei është më i vjetri që bëri vaksinën në Toskanë. Por ka nga ata që mendojnë se vaksina e dhënë për të është e çuar dëm, duke qenë se është shumë i moshuar. Sipas tyre, 103-vjeçari duhet t’ua kishte lënë të tjerëve vaksinën.

 

“Një dozë e shkuar dëm”, “Ai është 103 vjeç dhe duhet ta kishte refuzuar atë”, ‘Le të vrasim 40-vjeçarët dhe të vaksinojmë 100-vjeçarët”, ishin disa nga komentet që u lexuan në rrjetet sociale.

 

Advertisement

Pas komenteve negative, reagoi zëvendëskoordinatori që merret me vaksinimin në Firence,

 

Giampaolo Giannelli. Ai tha se këto komente janë të turpshme dhe të patolerueshme sepse ka një protokoll shumë të qartë sesi do të kryhet vaksinimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy