Më shumë se 1 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet të kenë braktisur pirjen e duhanit gjatë katër muajve të fundit të pandemisë.
Në këtë përfundim ka arritur pas një analize organizata “Action on Smoking and Health”.
Përmes kësaj analize u bëhet thirrje duhanpirësve më të vjetër në veçanti që të marrin pandeminë si një mundësi për të lënë cigaren, pasi Covid-19 duket se është më i egër tek të moshuarit. Njerëzit në grupmoshën 16-29 vjeç kanë braktisur duhanin dyfish më shumë se duhanpirësit mbi moshën 50 vjeç.
Dr. Sarah Jackson, një bashkëpunëtore e lartë kërkimore paralajmëroi se gjetjet kanë të bëjnë vetëm me braktisjen në një afat të shkurtër.
“Duke pasur parasysh që shkalla e suksesit afatgjatë në heqjen dorë ka tendencë të jetë e ulët, kjo nuk ka shumë të ngjarë të përkthehet në një milion më pak duhanpirës në Britani të Madhe. Në këtë fazë relativisht të hershme të pandemisë, ne ende nuk kemi një informacion të madh mbi ndikimin e tij në pirjen e duhanit dhe sjelljen e braktisjes. Do të jetë interesante për të parë nëse një rënie e konsiderueshme e pirjes së duhanit bëhet e dukshme gjatë muajve të ardhshëm.”
The post 1 milion njerëz në Britaninë e Madhe kanë lënë duhanin gjatë pandemisë appeared first on Vizion Plus.