Një tjetër tumë është zbuluar gjatë gërmimeve pranë varrezës tumulare në Himarë.

 

Krahas varreve që përmbante kjo tumë, ekspertët gjetën edhe disa objekte arkeologjike që i përkasin periudhës së hekurit të hershëm  të shekullit të XI-X para erës sonë. Ato paraqesin një element tepër të veçantë të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ORGES FEIMI

DREJTUES I TRASHEGIMISE KULTURORE, VLORE

 

“Në fushatën e gërmimeve arkeologjikë që u zhvillua përgjatë gjithë muajit Tetor të këtij viti, u zbulua dhe dokumentua tuma e tretë. Ajo paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve, në raport me kodërvarret e tjera të njohura dhe studiuara deri më tani në vendin tonë. Krahas varreve që përmbante kjo tumë u gjetën edhe disa objekte arkeologjike, ku ndër objektet më të ruajtura veçohet një enë balte dhe një majë heshte e periudhës së Hekurit të Hershëm (Shek. XI-X p.Kr).”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Tuma ndodhet në shtratin e përroit të Korramit, e për këtë arsye specialistët po punojnë për konservimin dhe rimbulimin e strukturave dhe varreve, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme nga prurjet gjatë muajve të dimrit.

 

ORGES FEIMI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DREJTUES I TRASHEGIMISE KULTURORE, VLORE

 

“Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së Bronzit dhe Hekurit në Bregdetin Jonian. Kultura e dokumentuar në varret e tumave të Himarës është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë. sigurisht janë mjaftë të rëndësishme qofshin për hartën arkeologjike të Shqipërisë qoftë edhe për treguesit e asaj zone ku së pari po flasim për një banim 3500 vjeçar por do merren dhe si reference studimesh.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gërmimet në këtë zonë kanë nisur që prej vitit 2018 dhe kjo është tuma e tretë e zbuluar brenda kësaj kohe. Po ashtu zona do të vijojë të jetë pjesë e studimit edhe në vijim për të mundësuar të tjera zbulime arkeologjike.