Zbulohet një varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet një varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias

Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias, një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike

Gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë, ndërkohë që po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur.

Zbulohet një varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy