Këto janë pamjet e një prej zbulimeve më të mëdha historike të bëra ndonjëherë, në Toscana të Italisë.
Arkeologët italianë kanë zbuluar 24 statuja bronzi si dhe mijëra monedha dhe mbishkrime etruske e latine të ruajtura nën rrënojat me baltë të një banje termale. Zbulimet që sipas “The Guardian” i perkasin etruskëve mendohet se datojnë midis shekullit të 2-të para Krishtit dhe shekullit të 1-të pas Krishtit.
Artefaktet e gjetura përfshijnë një adoleshent që i nënshtrohet stërvitjes ushtarake, i shtrirë pranë Hygeias, perëndeshës së shëndetit, me një gjarpër të mbështjellë rreth krahut . Gjithashtu pjese e zbulimeve eshte nje statujë e Apollonit dhe shume te tjera që perfaqësojnë, fëmijë dhe perandorët.
Ky zbulim, i cilësuar si i jashtëzakonshëm nga ekspertët dhe mund të ndikojë në rishkrimin e historisë së vendit.
MASSIMO OSANNA
DREJTORI I MUZEVE TË ITALISË
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Zbulimi, në banjat e shenjta San Casciano dei Bagni pranë Sienës, është një nga më domethënësit ndonjëherë në Mesdhe dhe sigurisht më i rëndësishmi që nga zbulimi nënujor i luftëtarëve të famshëm të bronzit në Riace në vitin 1972”
Pas restaurimit, statujat do të kthehen në San Casciano dei Bagni për t’u ekspozuar në një muze të ri, ndërsa vendi i vaskave antike do të shndërrohet në një park arkeologjik.