Për herë të parë tenori Gerald Murrja sjell sonte në mbrëmje në sallën “Tonin Harapi” në Liceun Artistik koncertin recital “Wave Symphony”.
Projekti, i cili shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e muzikës profesionale shqiptare ka si qëllim gjallimin e jetës muzikore të kryeqytetit.
Ndonëse prej kohësh tenori është pjesë e skenave të ndryshme, ky koncert për të është i një rëndësie të veçantë.
GERALD MURRJA
TENOR
Advertisement“ky recital u bë disa kohë që ka filluar përgatitjet. Mund të them mbi dy muaj. Është një grup shumë i madh instrumentistësh, këngëtar të ftuar, është një fabrikë e madhe që po punojmë me njëri tjetrin dhe shpresojmë të japim një produkt sa më të mirë. Ky koncert është një risk shumë i madh për mua duke qenë se po bëj një bashkim të muzikës klasike dhe asaj të lehtë dhe shpresoj të jetë një fillim i mbarë, dhe pse jo ta kthejmë në një traditë këtë lloj koncerti.”
Por cilët janë emrat e mëdhenj të muzikës që do të interpretojnë krah artistit Murrja?
GERALD MURRJA
TENOR
“Mund të përmend disa emra do të jetë tenori i mirënjohur Kastriot Tusha, do jetë këngëtarja Soni Malaj, Tiri Gjoci si dhe sopranoja e teatrit të operës dhe baletit Renisa Laçka.”
Një moment tejet i vecante është ndarja e skenës me artistin Kastriot Tusha, i cili ka qenë edhe profesori i tij.
KASTRIOT TUSHA
TENOR
Advertisement“Ndjehem shumë mirë, sepse Geraldi është një zë i bukur, një zë që shpresojmë ta shohim në skenën e Teatrit të Operës, aty ku është, por i ka ngjarë profesorit të vet sepse lëviz me zhanerat nga serenatat te musical. Është një djalë shumë serioz dhe unë jam shumë i kënaqur që do të jem prezent në recitalin e tij të parë.”
Koncerti “Wave Simphony”, që media partner ka televizionin kombëtar Vizion Plus do të mbahet në orën 19.00 në Liceun Artistik.