Jakov Xoxa, një ndër personalitetet e letrave shqipe, është kujtuar sot nga studiues, akademikë dhe personalitete të letërsisë, në 100-vjetorin e tij të lindjes. Me një stil e një gjuhë letrare që e karakterizon, Xoxa njihet si një nga themeluesit e romanit modern, veçanërisht në tri romanet e tij “Lumi i Vdekur”, “Juga e bardhë”dhe “Lulja e kripës”.
Teksa është cilësuar si një nga prijësit e romanit realist më me ndikim te gjysmës së shekullit te 20, krijimtarinë e tij letrare individualizohet me parimin krijues-realist, por pa u ndikuar nga regjimi i kohës.
SHEFKIJE ISLAMAJ
STUDIUESE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Ai i bëri ballë trysnisë me art, me gjuhë, me tematika, me vendosjen e ngjarjeve në një kohe larg aktuales. Dhe përballja e tij me sistemin si dhe qëndresa e tij shihet veçanërisht te vepra “Lumi i vdekur”.”
Me emocione dhe krenari për kontributin dhe gjurmët e lëna në letërsinë shqipe, shkrimtari u përkujtua dhe nga i biri Agron Xoxa.
AGRON XOXA
I BIRI I JAKOV XOXES
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Është një nderim i veçantë që po i bëhet figurës së babit tim, nga akademia e shkencave dhe nga të gjithë referantët që janë këtu. Të gjitha studimet e tij i kanë qëndruar kohës por janë dhe koherente me brezat e rinj.”
Mjeshtëria e rrëfimit dhe estetika letrare e veprave, si dhe ndikimi në formimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe ishin pikat kyçe ku u ndal edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vlerësimit që i bëri figurës së Jakov Xoxës.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Është një nder dhe një privilegj për mua edhe si babai i stërnipit të Jakovit. Kemi sot fatin që të kujtojmë sot një nga njerëzit që i dha një hov dhe ndoshta shpëtoi disa nga fjalët e gjuhës shqipe dhe eksplorim për herë të parë këtë raport special dhe këtë kimi mesh shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës të ndarë pamoral nga historia dhe koha.”
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, nderoi gjithashtu shkrimtarin me çmimin e mirënjohjes më të lartë, “Nderi i Akademisë”.