Vizion Plus sjell një serial të madh mbi rolin e grave në shoqërinë e viteve ’20-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vizion Plus sjell një serial të madh mbi rolin e grave në shoqërinë e viteve ’20-të

Adriana Ugarte ne rolin e Viktorias ne serialin “E zonja e vendit”

Një dramë historike që na çon në një qytet të vogël në veri të Spanjës gjatë diktaturës së Primo de Rivera.

Qëllimi është të na tregojë një histori dashurie të pamundur të karakterizuar nga kontrastet e shoqërisë së kohës dhe luftës së klasave.

Historia e dashurisë mes Victoria Márquez dhe Ángel González, me nivele shumë të ndryshme. Ajo është vajza e një biznesmeni të pasur, pa nënën dhe pronare e një miniere hekuri. Ai vjen nga një familje modeste, trashëgimia atërore e së cilës është një angazhim për të ndihmuar njerëzit dhe një thirrje fetare. Të dy do të dashurohen pa mundur ta kontrollojnë, por mjedisi që i rrethon dhe normat shoqërore të kohës do t’i detyrojnë të ndahen.

Advertisement

Si autorja e skenarit, Virginia Yagüe, ashtu edhe ekipi e kishin të qartë që në fillim se po kërkonin një projekt ku mund të reflektonin mbi rolin e grave në Spanjë gjatë viteve 1920. Kjo është arsyeja pse ata krijuan personazhe femra që sillen ndryshe në lidhje me atë që pritej nga një grua në atë kohë.

Pikërisht puna e kastit ishte ndër më të vlerësuarat nga kritika dhe publiku. Në fakt, Adriana Ugarte, Berta Ojea, Carmen Conesa dhe Roberto Enríquez u vleresuan edhe me çmimet e Unionit të Aktorëve per vitin 2009.

Rodolfo Sancho në rolin e Ángel González ne serialin “E zonja e vendit”

Për kuriozitet, duhet theksuar se ky serial është xhiruar në Asturias, Sepúlveda dhe Navalcarnero, dhe është bërë ylli i të hënës mbrëma, madje duke kaluar edhe prodhimin amerikan CSI.

Siç ndodh shpesh dramat historike seriali u akuzua për plagjiaturë nga shkrimtarja Susana Pérez-Alonso, e cila denoncoi se ideja origjinale e Virginia Yagüe mund të ishte një kopje e romanit të saj me titull “Melania Jacoby”. Në fund, gjykata e liroi skenaristen nga akuza në fjalë.

Advertisement

Me një çift lider që nuk lë askënd indiferent, shikuesi është i lidhur me një histori dashurie dhe vuan nga padrejtësitë që përjetohen në një shoqëri të karakterizuar nga pabarazia dhe lufta e klasave.

Episodet e sezonit të I-rë të serialit transmetohen çdo të diel ora 21:00 deri më 22 Janar 2023.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy