Imazhe të trupëzuara vijnë përmes 25 veprave të artit të sjella nga artisti Viktor Ferraj në galerinë e universitetit të arteve të bukura. Ekspozita “Arketip” përmes skulpturave na fut në botën e brendshme të autorit, në banesën e tij nga ku ka nisur që në fëmijëri formimi i tij, e deri tek bota e brendshme shpirtërore.

 

VIKTOR FERRAJ

SKULPTOR

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë në përgjithësi kam një predispozicion ndaj ambienteve të brendshme, më pëlqen brendia dhe gjithmonë i jam dedikuar kësaj brendie, në idenë e asaj që e quaj  banesë njerëzore. E mendoj si një aspekt ku ajo që është qendra simbolike e njeriut të jetë një strukturë lëvizëse, por tani është bërë një proces i ndryshëm ajo pjesë e cila ishte lënë në harresë, kam dashur ta risjell për t’u parë një një dritë dhe këndvështrim tjetër.”

 

Skulpturat janë të punuara me materiale të riciklueshme nëpërmjet teknikës mikse, të cilat kanë si qëllim rijetësimin dhe portretizimin e sendeve përmes imazheve njerëzore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Arketip është konsekuenca e të gjithë këtij qëndrimi. Mendoja që me të gjitha këto raporte që kisha me ambientin me objektet, më krijonin idenë e personazheve, që e kishin një jetë të tyren dhe kërkoja ta ringjallja nëpërmjet fantazisë. Shumica e këtyre punëve janë të konceptuara si shtresime, ku çdoherë zbulon diçka dhe në vetvete këto punë janë si subjekte që i kanë mbijetuar këtyre lëvizjeve dhe në fund ti zbulon që është zhveshur nga gjithçka dhe ka ngelur esencialja.”

 

Përmes skulpturës jo të zakontë, Ferraj mbërrin në tema të ndryshme të perditshmërisë të lidhura ngushtësisht me familjen, por në qendër të tyre mbetet figura e gruas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Në vetvete nuk është e lidhur thjeshtë, me një aspekt sensual, është e ndërtuar pikërisht për atë që thashë që kur mora përsipër të sendertoja aspektet e brendisë janë dhe kujtimet që qëndrojnë brenda shtëpisë. Dhe duke ndërtuar këto imazhe, figura e gruas është gjithmonë qendrore, është gati nëse do e ktheja në figurë mitike do e quaja si hyjnorja, mbrojtësja e shtëpisë. Ndaj i kam vënë dhe këto emërtime dhe mbi to është mbështetur dhe ideja e ekspozitës.”

 

Ekspozita do të presë vizitorët në galerinë FAB deri në datë 30 mars.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";