Ditën e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po mbahen homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta këtë të hënë.

Të pranishëm kanë qenë figura shtetërore, familjarë, miq dhe qytetarë që i kanë dhënë lamtumirën e fundit gjeniut të letrave shqipe.

Ndërkohë, nga Kosova kanë ardhur 40 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, teksa nderime do të bëjnë edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Homazhet publike filluan në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ndërsa në orën 11:30 do të mbahet ceremonia shtetërore e Lamtumirës. Në orën 12:30 kortezhi do të niset në drejtim të varrezave të Tufinës.

/vizionplus.tv