TONIN FRROKU
GAZETAR
“Ndodhemi ne fshatin Buqeze te Pogradecit, ne nje prej siteve me te vjetra arkeologjike ne buze te liqenit te Ohrit.”
Prej vitit 2019 arkeologë shqiptarë dhe zviceranë po punojnë në Buqezë, e cila është një prej 3 stive ku janë zbuluar vendbanime palafite, shtëpi prej druri që ndërtoheshin mbi liqen. Sipas analizave që janë kryer së fundmi vendbanimi i Buqezës daton rreth 5200 vjet para Krishtit.
FROSEDA TOLA
ARKEOLOGE
Advertisement“Pjesa më e madhe e tij sot është nën ujë diku 2-3 metra ne thellësi shihen trarët që ngriheshin vertikalisht ku mbështeteshin banesat. “
Grupi I arkeologëve që po punojnë buzë liqenit të Ohrit besojnë se këto vendbanimi I përkasin periudhës kur njerëzit nisën të kenë përparësi për jetesën, bujqësinë.
Projekti shqiptaro-zviceran pranë liqenit të Ohrit do të vazhdojë deri në vitin 2025 dhe ambicia e palës shqiptare është për ta shndërruar këtë zonë në një atraksion turistik.
“Nese behen kerkime te plota shkencore ekziston mundesia për ta rikthyer nje pjese te tij, per ta vitalizuar ekizston mundesi per ta kthyer ne nje atraksion turistik jo vetem nje vend per studimin shkencor.”
Përveç vendbanimeve palafite në Pogradec, grupi i arkeologëve ka përcaktuar edhe një sit tjetër në liqenin e Prespës, që i takon periudhës së fundit të bronzit dhe fillimit të periudhës së hekurit.
TITRA:
VENDBANIME PALAFITE NE OHER
ARKEOLOGET BEJNE ZBULIME TE REJA TE OBJEKTEVE MIJERA VJECARE