Drama “Vatrani i Harruar” e shkruar nga Teodor Laço dhe vënë në skenë nga Milto Kutali është pritur mjaft mire nga artdashësit korçarë.
Në “Vatranin e Harruar” lëvizin figura të njohura të kombit që nga Fan Noli e deri tek Ahmet Zogu.
Shfaqja ka në qendër të vëmendjes krijimin e bandës muzikore të Korçës, e cila më vonë sipas autorit është ngritur vetëm nën kujdesin e qeverisë së Zogut. Një vepër e tillë kombëtare vjen pas shumë kohësh në skenën e teatrit Andon Z. Cajupi e për këtë meritë të veçantë ka edhe regjisori Milto Kutali.
MILTO KUTALI – REGJISOR
I gjithe akriviteti ime ne 5 vitet e fundit i oerket veni3s ne skene te dramaturgjise kombetare nga gjithe hapesira mbareshqiptare. Sot me ëhume ëe kurre mjedisis shqiptar ka nevoje te kthehet tek idealizmi.
Pandi Laço djali i shkrimtarit të njohur Teodor Laço, tregon se vepra Vatrani i harruar për autorin konsiderohej e humbur, por ka qenë vetë ai që pas vdekjes së të atit, duke gërmuar nëpër arkivat personale ka arritur ta rigjejë
PANDI LAÇO – DJALI I SHKRIMTARIT, TEODOR LAÇO
ai nuk e gjente vitet e fundit te jetes sepse kishte pasur nje doreëhkrim pavaresisht se ishte mesuar te punonte me kompjuter. Por nje dite te bukur thote nuk e gjeje ate veper me humbi e kam prishur. Mbas disa vjetesh une hy tek kompjuteri i tij sepse kisha akses dhe per cudi e gjej ate file te ruajtur me nje emer tjeter. Dhe padiskutim ishte nje emocion shume i madh per mua sepse u zbulua vepra qe gati gati ishte fshire.
Emocione të jashtëzakonshme në një shfaqe si kjo kanë qënë edhe për Miriana Deti, bashkëshorten.
MIRIANA DETI – BASHKESHORTE E TEODOR LAÇOS
Nje shfaqe e ndertuar qe dhe vete teodori do entuzjasmohej.
E veçanta e shfaqjes ishte pjesëmarrja e Korit Lira dhe bandës së qytetit.