Vallet pushtojnë Bilishtin/ Festivali folklorik bën bashkë grupet nga vendet e Ballkanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vallet pushtojnë Bilishtin/ Festivali folklorik bën bashkë grupet nga vendet e Ballkanit

Festivali Folklorik Ballkanik është rikthyer sërish në juglindje. Ky organizim i veçantë ka bërë bashkë edhe këtë vit  në Devoll grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe Greqia.

 

Me veshje tradicionale të zonave, grupet pjesëmarrëse kanë performuar në pedonalen e qytetit të Bilishtit, duke mbledhur në shesh qindra banorë.

 

Advertisement

Jemi nga Kosova.

 

Jemi për herë të parë këtu. Përfaqësojmë zonën e Kastorias në Greqi. Jemi shumë të lumtur. Këto janë kostumet tona tradicionale. Dhe do të tregojmë dhe kërcimin tonë tradicional

 

Advertisement

Tradita vijon të ndiqet edhe nga të rinjtë të cilët shpalosën vlerat e çdo veshjeje dhe valleje të përzgjedhur në këtë edicion.

 

Nuk është hera jonë e parë këtu. Kemi qenë në vitin 2018. Unë nuk kam qenë e pranishme atë vit, por ishin miqtë e mijë dhe ka qenë e mrekullueshme. Po e shijoj shumë dhe më pëlqen ky festival. Veshja jonë është tradicionale dhe është një nga veshjet më të rënda për vajzat maqedonase. Çdo gjë është tradicionale. 

 

Advertisement

Edhe për kryetarin e bashkisë Eduart Duro, ky organizim i shërben qytetit edhe për promovimin e turizmit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy