Grand Gala në Korçë te dielen ne mbremje, si finale e festivalit “Hungarissimo”, shënoi një prelud të të gjithë ciklit të veprimtarive të Javës Kulturore Hungareze për pesë ditë me radhë.

Artistët hungarezë me një reputacion të fuqishëm artistik brenda dhe jashtë Hungarisë, dhuruan për të pranishmit një spektakël gjithë ngjyra dhe melos befasues.

Interpretimet e tyre me elegancë dhe perfeksion artistik, përcollën emocione dhe ndjenja të forta përjetimesh tek të pranishmit.

Marrëdhënia e spektatorëve me protagonistët e skenës, përgjatë gjithë koncertit ishte e pashkëputshme dhe intensive. Zhanret muzikore, instrumentistët e orkestres së rrallë ishin materia që e mbajti të lidhur fuqimisht publikun e pranishëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Hungarissimo” shënoi këtë javë në Tiranë, Fier, Korçë një kalendar të ri veprimtarish të cilat rikujtojnë se mes dy vendeve, përkatësisht Shqipërisë dhe Hungarisë ekzistojnë dhe duhet të shtohen raportet kulturore.

Ky festival që ka për protagonistë organizatorët: Ambasadoren Mira Hoxha, Almira Emiri, pianiste me reputacion në rritje në disa vende të BE dhe ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, shënon një moment të ri pasurues për kësi shkëmbimesh dhe paraqitjesh.

Të sjellësh e të marrësh nga kultura, nga njëri vend në vendin tjetër, do të thotë të kryesh një mision shkëmbimi prej dritës dhe shpirtit të popujve që nuk kanë vetëm shkëmbime historike, por thellësisht edhe marrëdhënie kulturore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";