Artisti i madh Bujar Qamili, në një rrëfim si rrallëherë, ka treguar për moderatoren Pranvera Borakaj, në emisionin “Quo Vadis” se si ka qenë jeta etij artistike gjatë periudhës së komunizmit, kur shumë gjëra ishin të ndaluara.

Ai tregon se si i shkoi fetsa për të marrë pjesë në festivalin e këngës. Për artistin ishte e pamenduar më parë që të ishte pjesë e një festivali të tillë dhe shton se u frikësua kur e thirrën fillimisht në Komitetin e Partisë.

Bujar Qamili: Kur kam qenë shumë i ri, më ka ardhur një ftesë nga RTSH dhe kur e kam marrë atë, më kanë thirrur në Komitetin e Partisë, thashë “për çfarë më kërkojnë”. U tremba, thashë “çfarë kanë me mua”. Kush nuk trembej në atë kohë. Shkova me frikë aty, kur më del një grua e mrekullueshme, Valdete Kraja, me thotë mua “e di çfarë ftese të ka ardhur?”

Jo, i thashë.  “Do marrësh pjesë në festivalin e 19-të të këngës”, më tha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ku të shkoja, nuk dija ku të shkoja. Kisha dëgjuar për festivalet e radios, thosha sa bukur, por nuk më shkonte medja se do merrja pjesë në festival të radios./vizionplus.tv